Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë përgatitur një plan të veçantë masash, me rastin e rritjes së fluksit të lëvizjeve, në nisje të vitit shkollor 2023-2024 gjatë kësaj të hëne.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka apeluar qytetarët që të tregohen sa më të kujdesshëm, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Reagimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë përgatitur një plan të veçantë masash, me rastin e rritjes së fluksit të lëvizjeve, në nisje të vitit shkollor 2023-2024 dhe për këtë apelojnë për përdoruesit e rrugës:

✅Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, si dhe të respektojnë vijat e bardha dhe semaforin.

✅Përdoruesit e biçikletave, motorëve elektrikë dhe motomjeteve të pajisen me kaska mbrojtëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë.

✅Të shmanget përdorimi i automjeteve për distanca të afërta.

✅Në rast të shoqërimit të fëmijëve me automjet, për në kopësht/shkollë, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të automjetit dhe nëse është e nevojshme, në sexhiolino.

✅Vendqëndrimi i mjetit të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve apo të vijave të bardha.

✅Drejtuesit e automjeteve në vendqendrim të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.

✅Drejtuesit e automjeteve për transportin e nxënësve të kenë veçanërisht parasysh që të tregojnë kujdes në hypjen/zbritjen e nxënësve, duke ndaluar automjetet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera.

✅Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë, të kujdesen deri në përcjelljen e nxënësit të fundit (pasagjer në këtë automjet), në ambientet e shkollës.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Tiranë iu urojnë suksese, të gjithë nxënësve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, gjatë vitit shkollor 2023-2024.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re