Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka komentuar nismën e qeverisë për ‘Pasaportat e arta’, në tryezën e diskutimit të Komunitetit Shqiptar të Helsinkit.

Ambasadorja tha se qeveria duhet të jetë më transparente me qytetarët e saj pasi ka çështje teknike të cilat këta të fundit e kanë të vështirë për t’i kuptuar.

“Djalli fshihet në detaje, ka disa çështje teknike që janë të vështira për t’u cekur, por do i kalojmë të gjitha këto hollësi. Duhet të kemi transparencë për shoqërinë civile. Në shtetin tim kjo gjendje është ndryshe. Kam bashkëpunime me sektorin publik, kemi një bashkëpunim të fortë. Agjencia shtetërore përgjegjëse është përgjegjëse. Mënyra sesi operojnë është transparente.

Do doja të falënderoja organizuesen, komunitetin shqiptar të KSHH-së që kanë një këndvështrim të qartë për këto dy tema. Janë shumë të rëndësishme, e para është e pezulluar por është me shumë rrezik. Ku dua të them se shqiptarët kanë të drejtë të dinë arsyen”, u shpreh ajo.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re