Sot në Faxnews në lidhje “Skype” ka qenë deputeti i PD Tritan Shehu, i cili është ndalur tek nisma e kryeministrit Edi Rama, për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Shehu tha se Rama kërkon që të legalizojë grupet kriminale, trafikantët.

Më tej ai shtoi se me legalizimin e kanabisit, Shqipëria do të marrë një damkë ndërkombëtare teksa tha se nga kjo nismë, nëse do të konkretizohet, do të pasurohen një grup njerëzish, ndërsa shqiptarët do të varfërohen.

Shehu: Ajo që kërkon të bëjë kryeministri nuk është gjë tjetër legalizimi i grupeve kriminale, trafikantëve, kultivuesve ilegal të drogës. Duke shkatërruar ekonominë, blegtorinë, që në të vërtete do të pasurojë një grup njerëzish dhe do varfërojë të tjerët.

Banorët e Lazaratit janë njerëz  me vite burg, pa një procedurë të qartë, të dënuar, mbi fakte të pabindshme, janë të dënuar si një hakmarrje e regjimit.

Nuk ka asnjë kuptim dhe interes për vendin tonë, për ta kthyer Shqipërinë në republikën e kanabisit, duke e bërë që të zotërojë krimi, paligjshmëiria dhe të marrim një damkë ndërkombëtare.

Kandidimi i Berishës për kreun e PD?

Shehu: Kriza në PD ka qënë e gjatë që nga humbja në 2017, pastaj nga dorëzimi i mandateve, me humbjen e 2021 për të marrë një re galopante me përjashtimin e parregullt të zotit Berisha nga grupi parlamentar e pasuar nga përjashtime të tjera, pastaj me bunkerizimin e PD, absurd.

Kjo krizë po zbutej nga foltoret, kuvendi i 11 dhjetorit dhe rezultatin e 6 marsit, sot jemi në prag të Kuvendit, më pas do të zgjidhet edhe kryetari me procedurën një anëtar, një votë. Berisha është kandidat, ose do të jetë për tu zgjedhur krytar i PD

Dua të them se kryetarin e PD e zgjdh anëtarësia, demokratët dhe nuk e caktojnë as ambasadorët dhe askush tjetër. Është parimi bazë i PD.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re