Kryeministri shqiptar Edi Rama, në mbledhjen e rradhës së qeverisë ku u diskutua për rindërtimin e banesave pas tërmetit, tha se shqiptarët kanë nevojë për një sy nga qeveria.

“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e
njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet
ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte.
Thjeshtë një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të
akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për
shtëpitë individuale.

Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë tu japim
financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk
rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë
të gjithë parametrat. Shtëpitë indiviuuale së bashku me komunitetin dhe
shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që
paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re