Skip to content

Nisma “Gjej një mjeshtër”/ Denaj: Do vijojmë punën për të nxitur të gjithë zejtarët

Nënshkruhet marrëveshja në funksion të nxitjes së zejtarisë dhe punësimit.

Në firmosjen marrëveshjes mes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, mori pjesë edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila e konsideroi një hap të dobishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Denaj siguroi mbështetje për zejtarët e rinj.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë për të nxitur të gjithë zejtarët për të vijuar punën e tyre të çmuar, do të vazhdojmë të mbështesim mundësitë për të pasuruar zejtarët e rinj me aftësi, për të trashëguar në të ardhmen zanatin e zejtarëve të sotshëm dhe të djeshëm. Gjithashtu, ne do të punojmë për krijimin e kurikulave për të përmirësuar cilësinë e tyre dhe gjetjen e atyre vlerave profesionale, që i vlejnë tregut të punës, zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë.”

Ndër të tjera, ministrja nënvizoi se në të gjitha zonat e Shqipërisë do të punohet për modernizimin dhe promovimin e zejtarisë.