Shkrimtari Kim Mehmeti ka dhënë disa mesazhe të forta ndaj të rinjve për cështjen e emigrimit masiv që ka ndodhur gjatë viteve të fundit në vendit tonë.

I ftuar në nismën “Shpopullimi” të Akademisë ‘Aristoteli’ të Pedagoges, Ilirjana Kuçana, Kim Mehmeti tha se janë krijuar dy Shqipëri, ndërsa ai para të rinjve të një universiteti privat në Tiranë dha edhe zgjidhjen.

“Ndodhi që në Shqipëri tona u ndërtuan nga dy shoqëri, një shoqëri që është parajsë për politikanët. Ju e keni në Shqipëri që është parajsë për politikanët, makinat më të mira, sekretaren më të bukur që ka Shqipëria, gjitha i ke. Edhe pjesa tjetër thuhet se nuk ka as atë që meriton, ju duhet ta pushtoni atë Shqipëri e atyre, ta merrni. Ajo Shqipëria e parajsës është Shqipëria tuaj, ata e kan okuptuar dhe ju duhet ta konsideroni që të sotmen tuaj e kanë zaptuar disa të paftyrë që skanë mëshirrë. Ata parajsën e fëmijëve të vet e ndërtojnë mbi ferrin e fëmijëve varfanjakë. Nëse këtë nuk e bëni, do të vazhdojë kjo ikja e rinisë”, tha Mehmeti.

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi i ftuar në konferencën me temë shpopullimi pasi solli në vëmendje eksodin e madh në fillim të viteve 90’ theksoi se ky eksod po vijon edhe pas 30 vitesh.

“E keqja më e madhe se pas 30 vites sot po përsëri ky eksod po vazhdon. Ndoshta mund të mos jenë shkaqet ekonomike por edhe shkaqet shpirtërore sepse duan të shijojnë nga ajo demokraci që kishin gjykuar dhe kishin parë në TV dhe të cilin këtu ne e shikojmë jashtëzakonisht të kompromentuar. Këto kritere i vendos vetëm politika, sot duhet patjetër nëse duhet të bësh karrierë dhe të bësh pasuri duhet patjetër të jesh i inkuadruar në politikë kjo ska të bëjë me demokracinë”, tha Kabashi.

Dhjetëra studentë që u përfshinë në diskutime që u zhvillua mes tyre edhe dy personalitet të letrave dhe të artit shqiptar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re