“Nisma Thurje” është ndalur sot në Tiranë ku ka mbajtur një event mbi mendimin kritik dhe aktrimin në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. I pranishëm ishte edhe aktivisti Erion Kristo, i cili u bëri apel shqiptarëve që të bashkoheshin pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të largohen hajdutët që ndodhen në politikë. Kristo shtoi gjatë fjalës së tij se, “Nisma Thurje” nuk ka shkuar kot për të mbledhur 50 mijë firmat për ndryshimin e sistemit zgjedhor e për ta çuar këtë peticion në parlament. Sipas Kristot, shqiptarët janë tenorë të mirë, por koristë të këqinj, dhe për këtë arsye e kanë të vështirë të bashkohen.

Gjatë fjalës së tij, aktivisti Endri Shabani ka thënë se ëshë koha t’i jepet fund tranzicionit politik duke argumentuar një sërë faktorësh që sipas tij e kanë bërë Shqipërinë një vend të vështirë për të jetuar. Të pranishëm ishin edhe aktori, Mirush Kabashi, aktivistët Erion Kristo, Endri Shabani, Senera Hoxha dhe Pano Soko, të cilët kanë shtjelluar se çfarë përmban “Karta 2020” për ndryshimin e sistemit.

“Sot nuk ka garë as në sferën publike, as në sferën private, sepse një kandidat për në Kukës, zgjidhet apo emërohet që në Tiranë, edhe një kandidat në Gjirokastër po ashtu. Vrasja e garës në politikë ka sjellë edhe vrasjen e garës në ekonomi. Ka pafund shembuj, për këtë arsye në kërkojmë rifutjen e garës në shqoqëri sepse vetëm përmes saj kthehet demokracia. Vendoset ai që studion më shumë, që ka një vlerë dhe jo një militant partie.

Në kartën 2020 keni të detajuara propozimet tona në çdo fushë të jetës që të ketë garë. Disa gjëra nuk kanë ndodhur sot edhe pse nuk iu ka ardhur koha, pasi disa prej nesh provojnë disa herë thonë nuk bëhet, por e kanë gabim, pasi siç ka një kohë për të dështuar ka një kohë edhe për të fituar. Duhet të bëhemi bashkë në qytet dhe në fshat, në Shqipëri dhe në diasporë, në Veri dhe në Jug. Ka ardhur koha t’i jepet fund tranzicionit, ka ardhur koha e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Shabani.

Erion Kristo tha se shqiptarët e duan politikën por politika sipas tij nuk I do shqiptarët dhe shtoi se kjo e fundit I konsideron njerëzit si dele. Ai theksoi se ka ardhur koha për t’u bërë bashkë sepse shqiptarët sipas tij janë tenorë të mirë por koristë të këqinj duke shtuar se nëse nuk ka solidarizëm, nuk duhet pritur të vijë ndihma nga të tjerët.

”Ne shqiptarët nuk jemi të qetë, veprimet tona nuk përputhen në harmoni. Ne duam politikën por politika nuk na do ne. Nisma Thurrje ka bërë ndër vite atë që u duk si e pamundur. E pabesueshme që është bërë një betejë shumë e madhe për plehrat. Duket sikur ka diçka plehra.

Çdo njeri na shef si një dele, a ka tufë me dele këtu? Nisma Thurje ka krijuar një të vetën për t’i përgjigjur pyetjeve. Në njëfarë mënyre ne duhet të kemi një opinion të përbashkët. Shqiptarët janë tenorë të mrekullueshëm, por koristë të këqinj. Prandaj duhet ta ngrejmë zërin bashkë. Të shkarkojmë bashkë aplikacionin për t’u bërë bashkë.

Nëse nuk solidarizohemi me të tjerët, mos prisni t’ju ndihmojë njeri. është fare e thjeshtë ne sot ose unë sot dua ndryshime të thella demokratike, duam ndryshime të thella kushtetuese dhe zgjedhore. Nuk duam makiazhe të Kodit Zgjedhor. Dua që populli të zgjedhë atë që qeveris. Hajdutët nuk ikin sepse e dinë që ne nuk bashkojnë zërat. Unë e di që po ta ngresh zërin ata nuk e kanë atë fuqi.

Edhe kokat thoshin se njerëzit nuk ulen dot në hënë por ja që u ulën. Ne mblodhëm në Shqipëri 50 mijë plus firma që duan ndryshim të sistemit zgjedhor. Ato janë në parlament. Firmat tona nuk ishin thjesht harxhim i bojës së stilolapsit. Falenderoj Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin që po i ndjekin me vëmendje këtë çështje në Kuvend. Mos kini besim tek individët, mbështesni kauzat që ju mbështesin” tha Kristo.

Aktivistët e “Nisma Thurje” kanë depozituar në Kuvend, një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë, ku kërkojnë disa ndryshime të sistemit zgjedhor në kuadër të Reformës Zgjedhore. Në një dalje për mediat, nga selia e Kuvendit, përfaqësuesit e nismës dhe deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit thanë se ndryshimet synojnë t’i rikthejnë qytetarëve të drejtën për të vendosur. Deputetja Hajdari falënderoi çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme./Faxweb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re