Nga rezultatet e deritanishme të numërimit të votave për këshillin bashkiak të Tiranës, Nisma Thurje ka siguruar një mandat.

Endrit Shabani ka folur për Panorama TV duke thënë se në këto zgjedhje i kanë fituar të gjitha sfidat në bashkitë ku kanë garuar dhe janë 2-fishuar kudo.

“Ne kemi garuar vetëm në disa bashki për këshilla dhe i kemi fituar të gjitha sfidat që kemi zgjedhur në disa qytete. Në të gjitha rastet janë të rinj të shkolluar që jetojnë me profesionet e tyre dhe duan të çojnë zërin e tyre në këshillat bashkiakë.

Ky rezultat më bën të besoj se rritja jonë ka ardhur graduale. Ne jemi 2-fishuar kudo ku kemi garuar. Kjo do të thotë që bindim më shumë njerëz se kjo është e ardhmja. Unë besoj se Nisma Thurje e ofron këtë dhe ata që kanë votuar e kanë besuar”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re