Safet Sadiku, nismëtar i referendumit dhe pedagogu Ulirjan Çukaj të ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News kanë folur për nismën e tyre të quajtur “Unikomb” që ka për qëllim bashkimin institucionalisht të shqiptarëve.

Safet Sadiku, nismëtar i referendumit:

“Tani që kanë kaluar shumë vite dhe duke parë aktualitet që kjo logjikë për zgjidhjen e brendshme shqiptare është shumë aktuale. Kemi bërë konsultë të gjerë, me Bajram Dervishaj dhe ne kemi formuluar një teks në përshtatje të rrethanave të sotme. Ne nuk kemi seli sepse nuk kemi parti politike. Ne nuk dalim jashtë ligjit të Kushtetutës dhe kemi nevojë për një instrument funksional ne e kemi quajtur institut, jo vetëm brenda vendit që s’kemi terminologji të harmonizuar, as sistem arsimor , as shëndetësor. Ne do të hapim një komunikim liberal dhe debat të brendshëm dhe do të bëjmë një përcaktim të rregullave të lojës, dhe do të hedhim në referendum për të provuar siç janë modelet e shoqërive perëndimore. Me këtë formë ne arrijmë disa qëllime, afrohemi direkt afëre BE. Marrim çështjen e doganave që është një shembull praktik, vetëm të përdorim modelin e BE dhe ne sot do të kishim mundësi që çështja e kufijve të ishte një trajtim tjetër. Nuk kemi kohë që të presim vullnetin e politikanët, sot jemi në një regjim tranzicioni të marrë fund. Qeverinë Kurti unë kam simpati por pas dy vitesh mund të konsumohet. Sot në cilën do sferë shqiptarët janë humanitarë dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin, sa i përket pjesës instrumentit shtetëro kjo gjë mungon e cila do të shprehet përmes votës në referendum.

Ulirjan Çukaj, pedagog:

“Nisma të kësaj natyre dalin në kohë të caktuar të stadit të zhvillimeve politike rajonale dhe globale. Në përmbajtje të kësaj platforme ka një shtrirtë shumë të gjerë në interes të përbashkët kombëtar. Qëllimi nuk është që ne të krijojmë lidhje paralele ose të surbimojmë funksionet e shtetit dhe instancat e veta, ne përkundrazi jemi në një funksion të mirfilltë vullnetar kombëtar. Nëpërmjet referendumit kërkojmë që të zhvillojmë demokracinë në vend.

Edhe më parë ka pasur lëvizje të kësaj natyre, por ato kanë dështuar për shkak të vështirësive dhe të neglizhencës të atyre që kanë ndërmarë këto veprime. Unë mendoj se ne jemi të qartë në atë që do të bëjmë, jo çudira por gjëra të mundshme të prekshme dhe reale. Mos shkojmë për objektiva madhore, nuk jemi për konceptin e shqipërisë së madhe. Ne jemi në projektin bazuar për të krijuar qasje dhe në linjë bashkëpunimi midis faktorit shqiptar kudo që ndodhet. Ne do të synojmë që të njësojmë shumë gjëra, në politikat midis dy vendeve ka disa diskodanca të theksuara që janë krijuar artificialisht për shkak të mungesës së vullnetit të politikanëve gjë e cila mund të kalojë nëpërmjet një bashkëpunim i më miqësor”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re