Mbetjet që prodhojmë çdo ditë nuk janë domosdoshmërisht fundi i një cikli. Në shumë raste, ato mund të kthehen në një burim të ri, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit.

Në Shqipëri, modele të ekonomisë qarkulluese te mbështetura nga BE po tregojnë se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht.

Një prej shembujve vjen nga Lushnja. Një laborator qe merret me produktet e kozmetikës organike ka krijuar një sistem rimbushjeje dhe ripërdorimi të ambalazheve për shampo dhe produkte të kujdesit për trupin qe te shmanget përdorimi i plastikes.

Projekti EU4GREEN GEN I BE është shtrire edhe Në Divjakë, një tjetër nismë po fokusohet te mbetjet organike të bujqësisë. Ato grumbullohen dhe përpunohen në kompostim, i cili përdoret më pas në tokat bujqësore.

Këto iniciativa po realizohen në kuadër të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga GIZ

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re