Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar takimin mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, ditën e djeshme në Forumin Ekonomik në Shkup.

Ish-Kryeministri është shprehur se kjo nismë është një funksion të serbomanisë dhe të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Më tej thotë se ky projekt është përpjekje për jugo-sllavi të re.

“Është vazhdim i nismës së dështuar së Novi-Sadit  me emrin “Mini-Shengen” por që tani i morën hua termin Hapur dhe duket se edhe BE ishte i irrituar, nga emërtesa shëngen, pasi shëngen është një vend anëtarë i BE, por është një traktat i rëndësishëm i ratifikuar nga të gjithë vendet e BE  dhe në fakt ky Mini-Shengeni krahasuar me Minishengenin e vërtetë ishte një lloj komedie që evropianëve nuk u vinte për shtat dhe duket i detyruar të mbrojë emrin. Kjo nismë është e tëra në funksion te serbo-manisë, në funksion të Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë si epiqendër e Ballkanit në një farë  mënyre është përpjekje për jugo-sllavi të re. E tëra një fantazmë kundër stabilitetit të rajonit dhe Kosovës.”, – tha ish-kryeministri Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re