Në një video e publikuar nga Kensington Palace, Kate Middleton zbuloi pse ka qenë larg syve të publikut për muaj të tërë: ajo është diagnostikuar me kancer dhe po merr kimioterapi parandaluese. Ajo nuk tregoi se çfarë lloj kanceri ka apo fazën e sëmundjes së saj, por  se ka filluar të marrë kimioterapi parandaluese në fund të shkurtit.

“Në janar, unë iu nënshtrova një operacioni të madh abdominal në Londër dhe në atë kohë mendohej se gjendja ime nuk ishte kanceroze,” tha Princesha e Uellsit në video. “Kirurgjia ishte e suksesshme. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohem kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi.”

Çfarë është kimioterapia parandaluese?

“Nuk është një term mjekësor, por unë mendoj se të gjithë jemi dakord që ajo i referohet kimioterapisë ndihmëse,” thotë Dr. Katherine Van Loon, profesoreshë e mjekësisë dhe onkologe gastrointestinale në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (e cila nuk ka njohuri personale të rastit të Princeshës së Uellsit). Ky trajtim zakonisht përfshin të njëjtat medikamente kimioterapie që njerëzit marrin për të trajtuar kancerin aktiv ose të avancuar, shpjegon ajo. Kimioterapia ndihmëse ka për qëllim të vrasë çdo qelizë kanceri të mbetur që një kirurg nuk mund t’i shoh dhe mund t’i ketë humbur, dhe të shkatërrojë çdo qelizë që mund të ketë shpëtuar dhe përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Në varësi të llojit të kancerit, studimet kanë treguar se dhënia “diku nga tre deri në gjashtë muaj e kimioterapisë pas operacionit mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e rikthimit “, thotë Dr. Jeremy Jones, nga Klinika Mayo, e cili gjithashtu nuk ka njohuri personale për rastin e Kate. “Është standard i kujdesit për të reduktuar rrezikun e përsëritjes për shumë lloje të kancerit.”

Jones thotë se mjekët vendosin të fillojnë kimioterapinë ndihmëse bazuar në një kombinim faktorësh, por kriteri kryesor është faza e kancerit. Fazat e kancerit marrin parasysh nëse qelizat e kancerit janë përhapur në nyjet limfatike ose pjesë të tjera të trupit, kështu që kimioterapia ndihmëse rekomandohet kryesisht për kanceret që kanë një rrezik më të lartë të përsëritjes, thotë ai.

Van Loon thotë se kimioterapia ndihmëse përgjithësisht përshkruhet nëse “ka ndonjë shqetësim bazuar në patologjinë [e tumorit] ose historinë klinike të pacientit që sugjeron se ata janë në rrezik të rikthimit të kancerit në të ardhmen. Është diçka për të dhënë siguri shtesë se kanceri nuk do të kthehet ose nuk do të japë metastaza në të ardhmen.”

Nga ndryshon kimioterapia parandaluese nga kimioterapia e zakonshme?

Kur të gjitha gjurmët e dukshme të kancerit të pacientit janë hequr gjatë operacionit dhe përdoret kimioterapia ndihmëse, mjekët mund të përshkruajnë cilindo nga qindra agjentët që janë në dispozicion për të trajtuar kanceret më të avancuara. Ndonjëherë këto jepen në doza më të ulëta, por shpesh ato administrohen në të njëjtat doza si ato që përdoren për trajtimin e kancerit, thotë Jones.

Megjithatë, njerëzit që marrin kimioterapi ndihmëse mund të kenë nevojë vetëm përseanca  të shkurtra në krahasim me ata që marrin kimioterapi për të trajtuar sëmundje më serioze. Shumicën e kohës, barnat shpërndahen nëpërmjet infuzionit në një spital ose institucion për një hark kohor prej disa orësh, por disa mund të kërkojnë më shumë kohë; ata pacientë mund të marrin një port dhe të kthehen në shtëpi me një pompë që ofron vazhdimisht kimioterapinë gjatë një dite apo më shumë. Shumica e sencave të kimioterapisë parandaluese zgjasin të paktën tre muaj.

“Ka shumë prova për të mbështetur kimioterapinë ndihmëse që ndikon në mbijetesën e përgjithshme dhe duke i lejuar pacientët të jetojnë vite më gjatë dhe ndoshta edhe të kenë një kurë,” thotë Karlan. Shpresa është se “po parandalon përsëritjen dhe në këtë mënyrë e lejon atë të jetojë një jetë të plotë dhe produktive. Shembulli që ajo po jep me mesazhin e saj do të ketë një efekt të dobishëm për shumë njerëz të tjerë.”

Burimi:time.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re