Paraja CASH vijon të regjistrojë nivele rekord në Shqipëri në muajt e parë të këtij viti. Në prag të zgjedhjeve parlamentare qarkullimi i parasë jashtë bankave në vend ka qenë 345.7 mld lekë ose rreth 2.8 mld euro.

Shifra rezulton të jetë më e larta e regjistruar që prej vitit 2003 periudhë kur Banka e Shqipërisë ka nisur të regjistrojë këtë fenomen. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore në shkurt të 2003 paraja cash rezulton se ishte vetëm 124.3 mld lekë.

Tendenca me një rritje drastike e parave që përdoren Cash në vend ka nisur në të njëjtën periudhë të vitit 2020 sidomos pas vendosjen e karantinës .

Të dhënat zyrtare tregojnë se paraja jashtë sistemit bankar nga 28 për qind në 2013 aktualisht ka arritur në 40 për qind .Arsyet e rritjes së parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar lidhen direkt me pandeminë por edhe me kulturën e dobët të qytetarëve për të realizuar blerje me anë të bankave.

Ekspertët janë të shqetësuar se paratë që përdoren CASH ndikojnë direkt në rritjen e ekonomisë informale duke bërë që politikat ekonomike të institucioneve të mos japin efekte.

Sfidë për vendin tonë mbetet zgjerimi i i numrit të individëve dhe kompanive që të përdorin paratë brenda sistemit bankar. Ndërsa shqiptarët mbeten vendi me numrin më të ulët të përdorimit të kartave në rajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re