SHQIPËRI- Shqiptarët që jetojnë jashtë vijojnë të mbajnë sytë nga vendlindja dhe këtë fakt e dëshmojnë paratë që ato dërgojnë për familjarët e tyre. Banka e Shqipërisë thotë se në tre muajt e parë të këtij viti  janë dërguar përmes llogarive bankare mbi 214 milionë euro, ndërsa tendecë në rritje kanë pasur dhe paratë e sjella “cash”.

Por si duhet lexuar kjo ndihmë e emigrantëve? Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte për çështjet ekonomike, tha në “Sheshi i Dollarit” se ekonomia shqiptare karakterizohet nga ndikimi i drejtpërdrejtë i remitancave, dhe kjo shtoi ajo do të vijojë të jetë prezente për aq kohë sa pensionet dhe ndihma sociale në vend është në nivele të ulëta.

“Ne kemi varësi direkte nga emigrantët, sidomos familjet me të ardhura të ulëta. Fakti që kemi rritje në këtë tremujor në nivele kaq të larta, është diçka që nuk duhet të na habisë, sepse ky trend vazhdon për sa kohë pensionet janë të ulëta , për sa kohë ndihmat sociale janë të ulëta, për sa kohë zhvillimet ekonomike është në një ekonomi në tranzicion”, tha ajo.

Sa i takon parave Cash, të cilat kanë hyrë në Shqipëri, ekspertja thotë se qytetarët po synojnë të shmangin pjesën e komisioneve dhe ndaj vihet re një shtim i këtij trendi.

“Kanalet zyrtare kanë një tarifë komisioni, edhe kjo është një arsye bazike. Duke qenë se këta individë lëvizin vetë, automatikisht këta individë e sjellin vetë këtë para cash, për të kursyer atë pjesën e komisioneve”, tha ajo.

Ajo tha se Shqipëria duhet të punojmë më fort për sektorët prioritarë dhe një ndër to shtoi Kortoçi është energjitika.

Ekpertja u shpreh se ka ardhur koha, që Shqiparia nga një vend importues në energji, duhet të kthehet në eksportuese. Në këtë kuadër, ajo bëri thiirje që investimet e huaja të thithen në sektorët, të cilët janë kategoriuzuar si prioritarë për ekonominë shqiptare.

“Rreth 23 % e investimeve të huaja kanë qenë investime të individëve në pasuri të paluajtshme. Nëse kemi investime të tilla, së pari janë investime të ngurtësuar dhe nuk janë investime të cilat do kenë ndikim të vazhdueshëm në ekonominë shqiptare, Shumë të huaj, kryesisht në bregdet blejnë njësi banime, këta investime sjellin kontribut në momentin kur bëhet blerja, por jo në vazhdim. Themeltarët në investimet e huaja janë investimet që gjen erojnë para janë investime që sjellin punë, që realizojnë një produkt dhe një shërbim. Nëse  ne duhet të stimulojmë investimet e huaja, dhe ne duhet të sjellin investime në ato fusha që janë prioritete. Duhet ti mëshojmë shumë faktit tek realizimi i produktit “Made in Albania. Në rastin korrekt, nëse do flasim për sektorë prioritarë, siç është rasti i energjisë. Ne nga një vend importues duhet të kthehemi në një vend ekspertues falë kushteve të mira që ka Shqipëria. Industria e turizmit, e cila ka sjell vërtet dhe ka pasur një rritje të numrit të turistëve. Duhet të rrisim cilësinë, standardizimin dhe njëkohësisht zhvillimi i turizmit elitar. Edhe bujqësia. Nëse do rrisim pagat, ky sektor do të frenojë edhe emigracionin”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe tek pjesa problematike, e cila i frikëson investitorët e huaj që të investojnë kapitalin e tyre në Shqipëri: “Ka ndryshime të vazhdueshme të politikave fiskale. Nëse ne këto paket i ndryshojmë çdo vit, automatikisht nuk sjell kënaqësi tek investitori i huaj, Problem tjetër mbetet pronësi, dhe kjo i step investitorëve. Në këtë rast lidhet me kualifikimet e burimeve njerëzore”, shtoi ajo./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re