Në një kohë kur një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën në Kakavijë, pasi u përplas nga ambulanca, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar më në fund për kaosin që vijon prej katër ditësh në Kakavijë. Nuk është lodhur të shkruajë asnjë rresht, nga resortet ku pushon prej dy javësh në jug të vendit, por ka rishpërndarë një njoftim të bërë më parë nga Ministria e mbrojtjes.

Rama në Instagram:

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren.

10-vjeçari u përplas nga një autoambulancë e cila po ecte me shpejtësi në afërsi të fshatit Bularat, teksa ishte duke qendruar në anë të rrugës me nënën e tij. (Lexo lajmin)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re