Ministri i Brendshëm francez tha të Premten se ishte e mundur që më shumë sulme do të ndodhnin në territorin francez, pasi vendi është i përfshirë në një “luftë kundër ideologjisë islamike”.

“Ne jemi në luftë kundër armikut, si brenda ashtu edhe jashtë. Ne duhet të kuptojmë se ka dhe do të ketë ngjarje të tjera si këto sulme të tmerrshme,” i tha ai radios RTL, raportoi Reuters.

Reagimi vjen pasi një qytetar tunizian vrau tre persona afër kishës së Notre Dame në Nisë të enjten.

Ai i preu kokën njërës nga viktimat dhe plagosi disa persona, para se policia ta qëllonte dhe ta çonte në spital.

E gjitha kjo ndodhi nën një klimë te tensionuar mes Francës e disa vendeve musliamane, kryesisht Turqisë.

Brenda një kohe të shkurtër, disa zhvillime i kanë “nxehur gjakrat”, e disa sulme në Francë, me pasojë humbje jetë, të konsideruara nga autoritetet si “terroriste”, ngjajnë të jenë një lloj “11 Shtatori” francez në kontekst konspiracionist.

Në fillim, Franca e Turqia u fërkuan për krizën në Mesdheun Lindor. Më pas pasoi Nago – Karabaku. Vijnë deklarimet e Macronit mbi “separatizmin islamik” dhe nevojën e reformës në jetën islame francize. Rikthehen karikaturat e Sharlie Hebdo, e si pasojë dhe ekzekutimet.

Çuditërisht, këto janë dhe me prerje koke(!).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re