Skip to content

Një 13 vjeçar pozitiv me Covid 19, babai kishte fshehur një lidhje me të dashurën e infektuar

Shtohen rastet e të prekurve me koronavirus pozitiv në Polesine, të Italisë. Në mesin e të infektuarve është edhe një 13-vjeçar i cili rezulton se e ka marrë virusin, pasi babai i tij kishte një lidhje jashtëmartesore me një grua pozitive ndaj Covid-19.

Siç raporton “Il Gazzetino” në mes të 42 infektuarve të fundit në zonë, njëri duket se është fryt i një marrëdhënieje të fshehtë, e cila është fshehur, duke mos lejuar ndërprerjen e zinxhirit të infektimit.

Ky fakt u raportua nga drejtori i përgjithshëm i qendrës shëndetësore të Polesana, Antonio Compostella, i cili tha se një lidhje klandestine e babait çoi në infektimin e fëmijës.

“Një rast pozitiv i disa ditëve më parë për të cilin shërbimi i higjienës kishte gjurmuar kontaktet, por që nuk ishin dhënë të gjitha informacionet. Zbulimi u bë duke mbledhur informacione mbi familjen e djalit, ku rezultoi se babai nuk kishte treguar të vërtetën për kontaktet që kishte pasur. Në këto kushte duhet përgjegjësi”, tha ai