Skip to content

Një 17 vjeçar me një talent krejt të veçantë! Ventrilokuisti që këndon ‘Xhamadani-n”

 

 

Quhet Nikolas Bushi. 17 vjeçari ka një talent të veçantë, një aftësi që e gjen mjaft rrallë. Është ventrilokuist, ose me fjalë të tjera mund të flasë pa lëvizur gojën dhe fytyrën.

Përveçse të qenit ventrilokuist, Nikolas ka pasion këngën dhe duke i miksuar të dyja, ka mundur të krijojë skeçe ku janë kukullat (pupacët) e tij ‘këngëtarët’.

I riu ka dhënë një intervistë për median shqiptare, pasi prej kohësh jeton në SHBA së bashku me familjen.

“Duhet të praktikosh gjithçka avash avash që të mos lëvizësh buzët, pastaj është lëvizja e kukullës që të duket si e gjallë. Duhet të aktrosh me kukullën sikur është një njeri i vërtetë. Në fillim është e vështirë, duhet të kesh pak talent por me punë mund ta bësh.

“Do të vazhdoj shkollën e lartë por shpresoj se si ventrilokuist të performoj në teatrot më të mirë në botë.Ka shumë vetrilokuista që këndojnë, bëra kurse për këndim, e kam praktikuar sepse më pëlqen shumë. “- tha 17 vjeçari.

Ndërkohë më poshtë gjeni një performancë të Nikolasit, i cili këngon “xhamadani vija vija”