Një 41-vjeçar u gjet i vdekur në një vresht në Rafinë – Autori i dyshuar në kërkim kështu shkruajnë Mediat greke
Një ngjarje tragjike u regjistrua të enjten pasdite (22 maj) në një zonë rurale të Rafines, ku një burrë 41-vjeçar u gjet i vdekur në një vresht, pas një kërkimi që zgjati rreth 18 orë.
Sipas burimeve policore, viktima kishte arritur të telefononte gruan e tij para se të ndërronte jetë, duke i treguar emrin e personit që e kishte qëlluar. Ai u përpoq të arrinte në një vend të dukshëm për të kërkuar ndihmë, por nuk ia doli. Forcat e tij e lanë shpejt dhe ai vdiq në vendin ku u gjet më pas, në mes të vreshtit.
Gruaja e tij njoftoi menjëherë policinë, e cila nisi një operacion kërkimi që fillimisht nuk dha rezultat. Pas orësh të tëra hetimesh, telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, dhe disa metra më larg u zbulua trupi i tij pa jetë.
41-vjeçari ishte me origjinë shqiptare dhe dyshohet se ka pasur të kaluar penale. Edhe autori i dyshuar, i cili është gjithashtu me origjinë shqiptare dhe i njohur për përfshirje në raste të trafikut të drogës, është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, policia dyshon se motivi i krimit ka të bëjë me larje hesapesh personale.
Hetimet janë në vazhdim.
