Media greke ka sjellë një sërë detajesh të reja në lidhje me një ngjarje tragjike që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ilia të Greqisë, atje ku e gjithë familja 4 anëtarëshe e një shqiptari u vra mizorisht.

Hetuesit tashmë besojnë se kanë gjetur kush është autori i krimit. Besohet se një 57 është personi që i mori jetën me armë e duart e veta dy fëmijëve e prindërve të tyre.

Siç raporton ‘Protothema’, familjarët e viktimave ishin shqetësuar së fundmi për fërkimet që kishin patur me pronarin e shtëpisë ku ata jetonin me qira.

Autoritetet mendojnë se është pikërisht ky i fundit ai që mund të ketë kryer vrasjen e katërfishtë. Familjarët e viktimave i treguan policisë se konflikti me pronarin kishte shkuar deri atje, saqë ai u kishte hequr dritat dhe ujin për 15 ditë, pasi familja e shqiptarit kishte patur vështirësi për të paguar qiranë.

Protothema raportoi se tashmë hetuesit kanë konkluduar mbi mënyrën sesi janë kryer vrasjet. Pak pas orës 7 të mbrëmjes (së djeshme), vrasësi ka mbërritur me makinën e tij së bashku me një trajler. Ai e ka parkuar makinën prapa shtëpisë dhe ka hyrë nga dera e prapme. Dyshohet se fillimisht ai ka ekzekutuar me armë zjarri shqiptar e më tutje të shoqen. Siç shpjegon më tutje media greke, dyshimet janë se vrasësi më pas ka rrahur dhe mbytur me duart e tij dy fëmijët, një djalë që ende s’i kishte mbushur dy vjeç dhe motrën e tij 3 vjeçe.

Më tutje pronari i shtëpisë ku jetonte familja e shqiptarit ka nisur të vendosë trupat në trajler. Pasi ka çuar atje trupat e dy prindërve e të vajzës, një djalë 12 vjeçar ka hyrë në shtëpi, duke trembur kësisoj autorin. Ky i fundit, djali i gruas së shqiptarit (e cila më parë ka qenë e martuar), ishte duke luajtur në shesh me miqtë e tij, kur është përballur me trupin e të vëllait 1 vjeç e gjysëm.

“Vriste qentë e rrugës me armë” Çfarë treguan fqinjët për autorin e dyshuar

Banorë të zonës aty treguan për ‘Protothema’ se 57 vjeçari ishte një njeri me probleme mendore dhe me një sjellje agresive. 47 vjeçari jetonte veçse dy blloqe larg nga shtëpia me qira ku ndodhi ngjarja mizore. Një prej fqinjëve i tregoi medias greke se shumë njerëz e kishin frikë autorin e dyshuar të vrasjeve.

“Ai kishte një pistoletë, i vuri silenciatorin e nisi të vrasë qentë (e rrugës)”, tregoi një prej rezidentëve në Andravida.

“Nuk të linte radhë për të folur ai, lëre më ta pyesje… kishte shpërthime nervash. E kur ndodhte, mund ta shihje fare mirë në fytyrën e tij, ai ishte i aftë të bënte çdo gjë”-shtoi më tutje fqinji.

Një tjetër fqinj tregoi se autori kryesor i dyshuar kishte një motër, por edhe me atë nuk kishte relata të afërta.

“Dukej se diçka e bënte nervoz, ishte gjatë gjithë kohës i vrenjtur. Nuk nxirrje dot një fjalë prej atij. Prej kohësh ne nuk flisnin me të, një mirmëngjesi dhe kaq, jo më shumë. Ka patur një sërë thashethemesh për të, e s’kemi dashur kurrë të kemi të bëjmë me atë njeri”-tregoi fqinji.

57 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka qenë në kërkim jo vetëm nga policia, por edhe nga familja e tij, raporton Protothema. Kjo për faktin se që nga dita e djeshme askush nuk ka dëgjuar asgjë prej tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re