Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij.Ai jetonte i vetëm në një pallat në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe prej 3-ditësh nuk po ju përgjigjej në telefon familjarëve,të cilët kanë njoftuar policinë.Kanë qenë efektivët e shërbimit zjarrëfikës ata që kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete.Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë,që po kryejnë procedurat e para hetimore.Sipas policisë,dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,ndërkohë që nga të afërmit konfirmohet se ai kishte probleme me tenionin.Trupi i pajetë i 60-vjeçari u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku do kryhet autopsia mjeko-ligjore,që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re