Ka ndërruar jetë ushtari amerikan që i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në SHBA.

Policia e identifikoi atë si Aaron Bushnell, 25-vjeçar nga Teksasi.

Oficerët e Shërbimit Sekret Amerikan shuajtën flakët pas së cilës burri u dërgua në spital në gjendje kritike me lëndime të rënda.

Ushtari regjistroi gjithçka në telefonin e tij dhe e transmetoi drejtpërdrejt në rrjetin social Tëitch dhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë u identifikua si pjesëtar aktiv i Forcave Ajrore.

Para se t’i vinte flakën vetes, ai tha se nuk do të ishte më pjesëmarrës në gjenocid dhe dëshmitarët e dëgjuan atë duke bërtitur “Liri për Palestinën” ndërsa digjej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re