Qeveria izraelite njoftoi të premten sekuestrimin e 800 hektarëve tokë në luginën e lumit Jordan në Bregun Perëndimor të pushtuar, në ditën që Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken po viziton Izraelin.

Sipas organizatës izraelite kundër vendbanimeve hebreje të territoreve palestineze, Peace Now, ky është kapja më e madhe e tokës palestineze që nga përfundimi i marrëveshjes së paqes të Oslos në vitin 1993, transmeton AFP.

Sekuestrimi i tokës u njoftua nga ministri i financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, tha ministria e tij.

Bëhet fjalë për “një masë të re spektakolare dhe të rëndësishme për vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Vendbanimi i paligjshëm

Vendbanimi izraelit i Bregut Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor të aneksuar, konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, kujton rregullisht OKB-ja, e cila e konsideron atë një nga pengesat kryesore për paqen përfundimtare midis Izraelit dhe palestinezëve.

Organizata joqeveritare Peace Now i tha se data e shpalljes së vendimit ishte një “provokim” duke qenë se ajo përkoi me vizitën e Blinkenit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Smotrich “janë të vendosur të luftojnë kundër gjithë botës dhe kundër interesave të popullit izraelit për të mirën e një grushti kolonësh që marrin miliona hektarë sikur nuk ka konflikt politik për të zgjidhur dhe nuk ka luftë për t’i dhënë fund”, sipas organizatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re