Një gjest mirësie është kapur në kamera nga një qytetar në Tiranë, teksa një grua në moshë të re ndalon makinën e saj, për të ndihmuar një burrë që ecte në karrige me rrota anash rrugës.
Ngjarja i përket mbrëmjes së djeshme. Në Tiranë binte shi dhe kjo qytetare ka ndaluar për t’i dhënë një çadër dhe disa të holla burrit në karrige me rrota. Video u postua nga portali JOQ, ndërsa akti i kësaj qytetareje mbetet një akt mirësie për t’u marrë si shembull.
