Papa i ri i Kishës Katolike Romake është Robert Prevost, i cili u zgjodh sot pas një konklave dy-ditore.

Ai mori emrin Leo XIV.

Tymi i bardhë që u shfaq mbi Kapelën Sistine saktësisht pas orës 6 të mbrëmjes shënoi fundin e procesit zgjedhor dhe fillimin e Papatit të ri.

Pasi tymi i bardhë mbushi ajrin, të mbledhurit në Sheshin e Shën Pjetrit e përshëndetën lajmin e një Pape të ri me duartrokitje dhe brohoritje.

Momenti tradicional ndodhi kur një kardinal nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit shqiptoi fjalët “Habemus Papam”, duke shpallur emrin e papës së ri.

Ky moment shënon një moment historik për Kishën Katolike Romake dhe të gjithë sytë tani janë tek papati i Robert Prevost dhe e ardhmja e tij si udhëheqës i besimtarëve katolikë.

Ai pason Franceskun, prej javësh në amshim, i cili ishte argjentinas dhe që qëndroi në krye të Vatikanit që nga viti 2013. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko