Skip to content

Një amerikan te afganët në Shëngjin

370679681 698448978976929 5804881658693587352 n

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Shqipëri, David Wisner vizitoi afganët në Shëngjin, të cilët presin371895703 698448925643601 8688922107660667844 n të fluturojnë drejt Amerikës për ta vijuar atje jetën, pasi lanë atdheun e tyre si mospajtues me regjimin taleban.

Ai u takua me punonjësit socialë amerikanë dhe shqiptarë që ndihmojnë afganët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, njoftoi ambasada e SHBA në Tiranë.

Deri më sot, mbi 3200 afganë kanë përjetuar mikpritjen legjendare të Shqipërisë para se të zhvendosen përfundimisht në shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, thekson ambasada. /tesheshi.com/