Analisti i njohur i Lindjes së Mesme, Dr. Mustafa Bajrami ka shkruar mbi ngjarjen e tmerrshme që ndodhi dje në një xhami në Gadishullin e Sinasë në Egjipt.  Në atë rast, humbën jetën 305 xhematlinjë që ishin duke e falur namazin e xhumasë dhe u plagosën 128 të tjerë. Asnjë i gjallë nuk kishte shpëtuar dje në atë xhami. Gjithashtu edhe 28 fëmijë kishin mbetur të vrarë.
Sipas Dr. Bajramit, ngjarja ndërlidhet mes rrymave fetare në atë vend. Ai thotë se ideologjia përjashtuese e ISIS është njëra prej shkaktareve kryesore të vrasjeve të tmerrshme që po ndodhin në botën islame. “Banorët e kësaj ane njihen për pikëpapmjet e tyre sufiste, gjë që, sipas shkollës vehabiste-isiste, sufistët janë të dalë nga feja, rrjedhimisht, të dalët nga feja “murtedd”, duhet të vriten. Të themi edhe këtë: ideologjia ekstreme e ISIS-it nuk pranon asnjë pikëpamje tjetër islame pos ate që janë vetë, për rrjedhoje ata e konsiderojnë për xhihad luftën kundër të gjithë muslimanëve të cilët nuk mendojnë si ata”, thotë Dr. Bajrami.
Më poshtë lexojeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Ja përse ndodhi vrasja e djeshme makabër në Egjipt!(Informacion analitik)—————–Kur ndodhi revolucioni kundër ish presidentit të Egjiptit Muhamed Husni Mubarak në vitin 2001, një numër i madh i militantëve të al-Kaideserdhën të armatosur në Egjipt (më vonë el-Kaida do të quhen ISIS). Synimi i këtyre militantëve, siç thonin ata vetë, ishte themelimi i shtetit islamik në Veri të Afrikës me seli në Kajro apo Sina. Këta militantë fillimisht u vendosën në Gadishullin Sina ku filluan sulmet terroriste mbi ushtrinë dhe vranë një numër të madh të ushtarëve egjiptas. Me ardhjen në pushtet të Muhamed el-Mursit e sidomos në kohën e gjeneralit Abdul Fetah el-Sisi, ushtria egjiptase filloi ndjekjen e terroristëve të ISIS dhe vrasjen e tyre kudo që ziheshin të gjallë.Çka ndodhi pastaj?Militantët i ISIS-it më vonë u shpërndanë nëpër vende të ndryshme të Egjiptit dhe kryen sulme terroriste kundër vendorëve e sidomos kundër turistëve të huaj. E bënë këtë, sepse ata e dinin se turizmi është burimi kryesor i të hyrave kombetare për Egjiptin.Ngjarja e djeshme makabër në xhami e cila ndodhet në fshatin Rewda të provinces Bir-el-Abd në veri të Gadishullit Sina, ndërlidhet pikërisht me mosmarrëveshjet ideologjike mes ISIS dhe popullatës së vendit e cila kjo e fundit asesi nuk pranonte të bashkëpunonte me ISIS kundër ushtrisë egjiptase. Banorët e kësaj ane njihen për pikëpapmjet e tyre sufiste, gjë që, sipas shkollës vehabiste-isiste, sufistët janë të dalë nga feja, rrjedhimisht, të dalët nga feja “murtedd”, duhet të vriten. Të themi edhe këtë: ideologjia ekstreme e ISIS-it nuk pranon asnjë pikëpamje tjetër islame pos ate që janë vetë, për rrjedhoje ata e konsiderojnë për xhihad luftën kundër të gjithë muslimanëve të cilët nuk mendojnë si ata!Të themi edhe këtë: banorët e kësaj pjese të Gadishullit Sina kanë lidhje farefisnore të lagërta por edhe fetare islame me dijetarin e shquar Sejid el-Bedevi. Rryma bedeviste sipas ISIS është rrymë e cila duhet luftuar deri në frymën e fundit.. Ngë këtu, akti terrorist i djeshëm në xhami, sipas konceptit ideologjik fetarë të ISIS-it është i lejuar, mbase edhe obligim fetarë i tyre…!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re