Peter Englund, një anëtar i Akademisë Suedeze që jep Çmimin Nobel në Letërsi, ka njoftuar se po bojkoton çmimet e këtij viti në shenjë proteste për dhënien e tij Peter Handke-s, shkrimtarit austriak, ish-mik i Millosheviçit dhe përkrahës i luftrave të tij .

“Unë nuk do të ndjek këtë javë dhënien e Çmimeve Nobel. Të jesh prezeent në Nobelin për Peter Handke, do të ishte hipokrizi e pastër nga ana ime”, shkroi Englund, i cili është në Akademi që nga viti 2015 si një nga 18 anëtarët e saj.

Më parë këtë javë, pati  dy dorëheqje  nga Bordi i Nobelit në Letërsi, me në sfond po të njëjtën çështje me një duke thënë se ai nuk dëshiron “kritere politike mbi atë letrare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re