Skip to content

Një anije turistike përplaset me një tjetër anije në portin e Pireut, në rrezik 450 pasagjerë.

krouazieropl12

Një çarje prej 10 metrash në anije ka bërë që 450 pasagjerë të zbarkojnë në mënyrë të sigurt.

Dje në mëngjes, në portin e Pireut, konkretisht në terminalin e pasagjerëve “ALKIMOS”, një anije turistike me flamur të Bahamasit u përplas gjatë operacioneve të ankorimit.

Përplasja shkaktoi një çarje dhjetë metra të gjatë dhe një metër të gjerë në anije, por nuk u raportuan lëndime ose ndotje detare. 450 pasagjerët zbritën shëndoshë e mirë në terminalin e anijeve turistike.

Autoriteti Portual Tzelepi i ka ndaluar anijes turistike të lundrojë derisa të riparohet dëmtimi dhe të lëshohet një certifikatë përshtatshmërie nga organet kompetente.

Përshtati në Shqip S