Një person anonim ka hyrë në Ambasadën e Turqisë në Uashington dhe ka dhuruar 30 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, njoftoi kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në Twitter.

˝Jam thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Këto janë akte madhështore filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi rrethanat në dukje të pakapërcyeshme,” tha Sharif. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re