Për herë të parë, një i huaj është shfaqur krah një lideri në një fushatë elektorale në Shqipëri.

Ky është arabi Mohamed Alabbar, një biznesmen nga Emiratet, i cili ka marrë përsipër të realizojë një copë Dubai në Durrës. Ai morri fjalën në nëj takim të Ramës në qytetin bregdetar, duke e cilësuar shefin e mazhorancës dhe vëlla.

“Kur shoh Shqipërinë dhe vëllai im i dashur bën, më bën edhe më entuziast të marr pjesë në këtë projekt.

Unë e kam vizituar Durrës dhe një ditë u mërzita shumë për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet të respektohen njerëzit tanë, mjedisi.

Do përpiqem të bëj dhe më mirë nga ajo çfarë tregon videoja”, tha ai gjatë prezantimit të një projekti investues në vlerën e 2 miliard dollarëve, që përfshin dhe një port të ri mallrash në vend të atij aktualit, i cili do shndërrohet në port turistik.