Pasi atmosfera në prag të zgjedhjes së 7 shkurtit për kreun e FSHF-së mes Armando Dukës dhe Bashkim Finos do të kenë ndërhyjren e një ‘’arbitri’’. Kjo është mënyra për të përcaktuar kandidatin e ri në garën për president i FSHF-së. Sipas “Panorama Sport’’ do të jetë Shpëtim Hala kandidati i tretë i propozuar nga shoqata e arbitrave.
Hala ka gjykuar në ligat amatore italiane nga është larguar prej 6 vitesh për shkak të dhunës dhe racizmit të ushtruar aty.
Pas kësaj ai u rikthye në Shqipëri duke kërkuar të punoj si vëzhgues në FSHF por nuk u pranua dhe Hala është marrë me gazetari.
Kështu nga ky moment nuk do të kemi një garë dyshe por në garë do të jetë edhe një i tretë dhe madje është një arbitër./Berati.TV
