Fundjavën që lamë pas Edi Luarasi, aktorja e mirënjohur me titullin “Artiste e Merituar” u shua nga jeta duke lënë pas shumë vlera artistike në shoqërinë shqiptare.

 

Për largimin e saj nga jeta emisioni “Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus I dedikoi një hapësirë të veçantë ku u diskutua mes miqsh, të afërmish dhe kolegësh për jetën e saj. Mes tyre ishte edhe aktorja e madhe Roza Anagnosti, e cila u shpreh:

 

“Edi për shoqërinë ishte fantastike me gjithë kontributin dhe dhimbjen e saj ajo mbeti një grua fisnike deri në fund. Ajo ka kontribuar, arti I saj ka qenë fantastic, ka qenë një aktore mme një personalitet, me një diapazon të gjerë në komedi, dramë, tragjedi. Ishte punëtore dhe njeri I lirë. Deri në fund fare ajo mbeti një njeri I lirë, pavarësisht furtunave që kaloi.”

 

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi në lidhje me raportin e saj me Edin, ajo tregoi se Edi ishte nga ata artiste që dhimbjen e kthente në art.

 

“Kemi bërë shumë role, se kemi pasur…duplante me njëra tjetrën që nga “Mbreti Ilir”, Kordelja ajo, Kordelja unë. Takimin e fundit e kemi pasur kur ajo luajti “Orfeu zbret në ferr” me regjisor Mihallaqin. Për herë të parë këndoja me Mihalin, ajo kishte një rol të mrekulleshëm se unë e ndërpreva se isha shtatzënë. Gjithsecila kishte forcën e vet, ajo ishte një artiste e vërtetë, edhe dhimbjen e kthen në art,” theksoi Anagnosti.

 

Më tej, Anagnosti shtoi edhe për çfarë I vjen keq në ditët e sotme.

 

“Më vjen keq që të rinjtë nuk e njohin, por qoftë në teatër, qoftë në film ka lënë pasuri të jashtëzakonshme”, përfundoi artistja Anagnosti.