Një automjet është shkrumbuar mesditën e së mërkurës pranë rrethrrotullimit në Thumanë.

Sic shihet edhe nga pamjet e transmetuara nga “Fax News” mjeti fillimisht ka marrë flakë në pjesët motorike të saj ku shkak dyshohet një defekt teknik.

Ndonëse dy të rinj janë përpjekur të shuanin flakët por ka qenë e pamundur për shkak se zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë automjetin. Pritet mbërritja e zjarrfikësve dhe policisë.

Durrës/Informacion paraprak

“Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka marr flakë një automjet në ecje në pronësi të shtetasit S. P.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë të mundur fikja e zjarrit”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re