Një avokat i studiuar në Yale të SHBA, profesor në universitetin e Firences është kandidati më i mundshëm për kryeministër i Italisë, pas marrëveshjes ku ranë dakord Lega Nord dhe 5 Yjet, dy partitë populiste që fituan zgjedhjet.

I lindur në Foggia në vitin 1964, qytetin e Carlo Bollinos, Giusepe pritet të bëhet i pari puglies që hyn në Palazo Chigi.

I përket lëvizjes 5 Yjet por ka një formim më të moderuar, madje në të kaluarën ka qenë kandidat për t’u afruar tek partia e Matteo Renzi-t.

Ndërkaq, kreu i Lega-s, Matteo Salvini do të jetë Ministri i Brendshëm i Italisë, kurse kreu i 5 Yjeve, Luigji di Maio: Ministër i Punës.

Nesër paradite pritet dekretimi i kryeministrit të ri nga Presidenti Sergio Matarella. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re