Administrata Biden është në dijeni dhe po përpiqet të mësojë për arrestimin në Rusi të një balerine që ka dy shtetësi – ruse dhe amerikane – tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

FSB, agjencia kryesore e sigurisë ruse, tha të martën (20/2) se kishte arrestuar Xenia Karelin me akuzën e tradhtisë duke mbledhur para për Ukrainën, e cila do të blinte pajisje mjekësore dhe ushtarake.

Pamjet televizive të transmetuara në një kanal shtetëror rus tregojnë 33-vjeçaren, i cili jeton në Los Angeles, në gjykatë në qytetin rus të Yekaterinburg. Gruaja shoqërohej nga punonjës policie me fytyrë të mbuluar.

Krimi i tradhtisë dënohet me burgim deri të përjetshëm. Madje, ligjet përkatëse u ashpërsuan pas fillimit të luftës me Ukrainën. /tesheshi.c

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re