Varfëria ekstreme ka bërë që Bashkim Topi me familjen e tij të jetojë prej disa muajsh në një banes të sajuar me dërrasa, gjë e cila e bën të vështirë jetesën për shkak të kushteve atmosferike.
Familja Topi ndodhet në fshatin Sharkë, të Bashkisë Vorë dhe kryefamiljari bën apel për ndihmë.
Familja prej 5 anëtarësh fle dhe zgjohet në një banesë, e cila vetëm ashtu nuk meriton të quhet, ndërkohë që familjari thotë se e ka të pamundur që të paguajë qeranë.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij janë trajtuar me kemp, por tashmë ai iu është hequr, duke mbetur pa ssnjë të ardhur.
“Kësaj nuk i thuhet shtëpi, shikojeni vetë, jeta është shumë e vështirë, nuk kamë lekë për të pagyar qeranë. E kam ndërtuar me dërrasa, shiu futet brenda. Nuk mund të jetosh as një orë, ndihmën ekonomike ma kanë hequr.
Me duart e mia e kam të vështirë të kap edhe një gozhdë, mua dhe bashkëshortes na kanë hequr kempin. Nuk kemi as ujë dhe as drita, nuk mund të jetohet në këto kushte. Kërkojmë ndihmë nga kushdo që ka mundësi, qoftë edhe një banesë bosh, e cila nuk fut brenda shiun dhe të ftohtin”, thotë kryefamiljari për Fax News.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
