Home BOTA Një bilanc për palestinezët e vrarë në një vit në Bregun Perëndimor

Një bilanc për palestinezët e vrarë në një vit në Bregun Perëndimor

0
Një bilanc për palestinezët e vrarë në një vit në Bregun Perëndimor

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Forcat izraelite të sigurisë vranë 118 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit, njoftoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Duke folur në konferencën javore për shtyp të Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, zëdhënësja e OHCHR Ravina Shamdasani vlerësoi situatën e fundit në territoret e pushtuara palestineze.

Shamdasani vuri në dukje se javët e fundit ka pasur një rritje alarmante të konfliktit dhe dhunës kundër civilëve në rajon.

Izraeli vazhdon të përdorë dhunën

Ajo deklaroi se forcat izraelite të sigurisë vazhdojnë të përdorin dhunë vdekjeprurëse kundër palestinezëve.

“Këtë vit, 118 palestinezë, duke përfshirë 26 fëmijë dhe pesë gra, janë vrarë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor (Jerusalemin), nga forcat izraelite të sigurisë”, tha Shamdasani.

Ajo vuri në dukje se tre palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, u vranë nga kolonët hebrenj këtë vit.

 Vrasja apo plagosja e personave që nuk paraqesin kërcënim me përdorimin e armëve të zjarrit është shkelje e qartë e së drejtës për jetë”, përfundoi Shamdasani.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë