Skip to content

Një ‘bombë moti’ është nisur drejt Anglisë, alarm për erëra shkatërruese dhe përmbytje

Një “bombë moti”  parashikohet të shkundë Ishujt Britanikë gjatë fundjavës, duke sjellë erëra të forta dhe përmbytje, duke u bërë kështu stuhia e dytë e sezonit.
Stuhia “Brian”, ndodhet aktualisht mbi Atlantik dhe do të godasë territoret britanike  gjatë 24 orëve të ardhshme.
Ajo do të godasë Republikën e Irlandës, më pak se një javë pasi uragani “Ofelia” shkundi  të gjithë vendin me shpejtësi prej 96 kilometrash në orë, duke vrarë tre persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.
Por erërat e forta dhe shiu i rëndë do të ndihem gjithashtu në Uells, në veri-perëndim të Anglisë dhe në bregun jugor.
“Bomba e motit” do të godasë jugperëndimin e  Irlandës dhe Uellsit , mëngjesin e të shtunës, përpara se të mbërrijë në lindje në jug të Anglisë.s.n