Një “bombë” e radhës ka rënë në Kosovë, ajo e futjes në tekste shkollore e promovimit të homoseksualitetit si një normalitet, si një liri zgjedhjeje e një e drejtë njerëzore. Më shumë se kaq, nga mënyra e servirjes tekstuale trajtohet dhe si diçka e natyrshme.

Dhe për paradoks, ndërsa në frazën e parë të mësimit mbi seksualitetin – pse duhet të jetë patjetër temë mësimore, për ç’arsye?! – atij i jepet statusi i riprodhimit, pra vijimit të jetës njerëzore – më poshtë trajtohet i njëjtë me homoseksualitetin që është në thelb pamundësia e vijimit të jetës njerëzore, pra vdekje e jetës mbi tokë.

Por kjo nuk lejohet të thuhet.

Edhe këtë e kish mangut Kosova! Nga zhvillim të tilla, duket se sfida historike me serbët është më e lehta ndër peshat e rënda që duhet të mbajë shoqëria e saj. /tesheshi.com/       

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re