Në lagjen Nusaybin, në qytetin turk Mardin, u çaktivizua një eksploziv i vendosur nën automjetin e një polici.

Më vonë u konstatua se polici duhej të siguronte tubimin në Siirt, në të cilin qw presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, transmeton Anatolia.

Një eksploziv artisanal është vendosur nën makinën e parkuar të një punonjësi policie në Repartin e Policisë së Ndërhyrjes në Nusajbin të Mardinit.

Pas zbulimit të eksplozivit, në vendngjarje janë dërguar ekspertët e asgjësimit të bombave. Ekipet kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar lëndën plasëse.

Ekipet e hetimit skanuan pajisjen dhe morën gjurmët e gishtërinjve për të kërkuar të dyshuarit. Personat që vendosën eksplozivët janë duke u kërkuar aktivisht.

Mësohet se polici, nën makinën e të cilit ishte vendosur eksplozivi, ishte pjesë e ekipit që do të dërgohej si përforcime për të siguruar programin e presidentit Erdogan, i cili u mbajt në Siirt, në juglindje të Turqisë.

U konstatua se punonjësi i policisë është larguar nga vendbanimi i tij, ka shkuar për të marrë kolegun e tij i cili po ashtu ishte me mision jashtë qytetit dhe ka qenë ky koleg që ka vënë re se poshtë mjetit kishte një objekt të dyshimtë.

“Ata donin të sabotonin tubimin e Presidentit Erdogan në Siirt. Ka nga ata që po përpiqen të shkatërrojnë një mjedis paqësor”, tha nënkryetari i AK-së Hamza Dag, shkruan Hurriyet.

“Pajisja ishte në automjetin e një punonjësi policie në Mardin dhe plani ishte që të shpërthente kur ai të vinte në Siirt. Nuk kishte asnjë informacion për këtë deri në përfundimin e tubimit”, ka shtuar ai, duke theksuar se policia nuk ka dashur ta publikojë lajmin më herët për të mos shkaktuar panik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re