Një burrë në një dyqan produktesh elektronike vendosi të testonte baterinë e një telefoni në një mënyrë të pazakontë.
Ai kafshoi baterinë e cila pas pak sekondash shpërtheu në flakë. Videoja ishte kapur nga një kamër CCTV dhe ngarkuar në platformën e videove Miaopai në Kinë.
Deri tani ajo ka marrë 4.69 milion shikime. Sipas Taivan News, burri ishte në dyqan më 19 Janar për të zëvendësuar baterinë e iPhone të tij.

Ai filloi të shikonte me kujdes baterinë dhe të kontrollonte nëse ishte origjinale. Edhe pse shpërthimi ishte vetëm pak centimetra larg fytyrës së tij, ai dhe të tjerët përreth shpëtuan për mrekulli.
Një gjë është e vërtetë, bateritë jo origjinale litium-ion mund të shpërthejnë dhe metoda e këtij burri mund t’ia ketë vlejtur. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re