Momente tmerri të madh në aeroport kur një burrë mori peng një stjuardesë dhe kërcënoi se do t’i merrte jetën me thikë.
Momente të vërtetë paniku në aeroportin në Almaty të Kazakistanit, ku një burrë mori peng një stjuardesë dhe tentoi ta vriste. Individi në fakt i armatosur me thikë ka dashur ta vriste. Sipas mediave lokale, megjithatë, ishte një tjetër burrë që e shpëtoi gruan, i cili u ofrua të ishte ai pengu dhe më pas çarmatosi sulmuesin.
Stjuardesa merret peng në aeroportin e Almaty në Kazakistan
Një burrë me thikë mori peng një stjuardesë dhe e kërcënoi se do ta vriste. Në atë moment, gjithmone , sipas gazetave lokale, një burrë tjeter u ofrua të ishte peng , për ta shpëtuar gruan në rrezik.

Momente të një tmerri të madh në aeroportin e Almatit të Kazakistanit, të cilat sigurisht mund të kishin përfunduar në tragjedi. Incidenti ka ndodhur në mënyrë specifike në një terminal të caktuar për fluturimet e brendshme.
Rindërtimi i tregimit
Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, burri dyshohet se sulmoi stjuardesën kur ajo i kërkoi dokumentet e tij përpara se të largohej. Në atë moment, burri e kapi gruan nga flokët dhe filloi ta kërcënonte duke përdorur një thikë që kishte me vete.
Që nga ai moment, siç shihet edhe nga videot që kanë qarkulluar në internet, gruaja filloi të bërtiste dhe të dridhej e tmerruar, duke u përpjekur të çlirohej nga sulmuesi i saj, edhe pse më kot. Burri në fakt po tentonte t’i merrte jetën duke përdorur armën që kishte në dispozicion.
Burri, i cili më pas ndërhyri, u ofrua si peng dhe më pas u përball me sulmuesin, të cilit arriti t’i rrëmbente thikën. Për guximin e tij, Presidenti i Kazakistanit, Tokayev, do t’i japë një dekoratë nderi njeriut që ndërhyri për ta shpërblyer.
