Sa i çuditshëm është njeriu. Ai humbet shëndetin e tij duke fituar pasuri. Pastaj, për të rikthyer shëndetin e tij ai e jep gjithë pasurinë e tij. Ai shkatërron të tashmen e tij ndërsa shqetësohet për të ardhmen e tij, por qan në të ardhmen duke kujtuar të kaluarën e tij. Ai jeton sikur vdekja nuk do t’i vijë kurrë, por vdes në një mënyrë sikur të mos kishte lindur kurrë.

Hekuri ndryshket nga mospërdorimi; uji humbet pastërtinë e tij nga ndejntja … ashtu siç mosveprimi e thith fuqinë nga mendja.

Unë i dua ata që mund t’u buzëqeshin vështirësive. Kush mund të mbledhë forcë nga ankthi dhe të bëhet trim me reflektim. Është tipike e mendjeve të vogla të tkurren, por ata që kanë zemër të formuar dhe ndërgjegjja e të cilëve e pranon sjelljen e tyre, do t’i ndjekin parimet e tyre deri në vdekje.

Duke ndjekur dritën e diellit, ne u larguam nga bota e vjetër.

Ju kurrë nuk mund ta kaloni oqeanin nëse nuk keni guximin të harroni bregun.

E vërteta është pasardhëse e heshtjes dhe meditimit.

Asnjë zbulim i madh nuk u bë kurrë pa një mendim të guximshëm.

Por instikti është diçka që tejkalon dijen. Ne kemi, pa dyshim, disa fibra të holla që na mundësojnë të perceptojmë të vërtetat kur deduksioni logjik, ose ndonjë përpjekje tjetër e qëllimshme e trurit, është e kotë.

Dyshimet tona janë tradhtare dhe na bëjnë të humbasim të mirën që shpesh mund të fitojmë duke pasur frikë të përpiqemi.

Një burrë që guxon të humbasë një orë kohë nuk e ka zbuluar vlerën e jetës.

Në historinë e gjatë të njerëzimit (dhe llojit të kafshëve, gjithashtu) ata që mësuan të bashkëpunojnë dhe improvizojnë në mënyrë më efektive kanë mbizotëruar.

Imagjinata është gjithçka. Është pamja paraprake e tërheqjeve të ardhshme të jetës.

Kush do t’i vinte një kufi mendjes së njeriut? Kush do të guxonte të pohonte se ne dimë gjithçka që duhet të dihet?

Shpikja është produkti më i rëndësishëm i trurit krijues të njeriut. Qëllimi përfundimtar është zotërimi i plotë i mendjes mbi botën materiale, shfrytëzimi i natyrës njerëzore ndaj nevojave njerëzore.

I vetmi tiran që pranoj në këtë botë është ai zëri përbrenda meje.

Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë atë. Urrejtja nuk mund ta largojë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë atë.

E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve.

The post “Një burrë që guxon të humbasë një orë kohë nuk e ka zbuluar vlerën e…”/ Thënie nga Njerëz të Mëdhenj appeared first on Shkolla e Suksesit.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re