Skip to content

“Një çështje komplekse zgjat deri në 2 vite”, SPAK: Kërkon angazhimin e prokurorit dhe hetuesve të posaçëm

SPAK struktura e posacme antikorrupsion

SPAK ka bërë me dije se hetimet për çështjet më komplekse mund të zgjasin përtej afatit standard prej 6 muajsh, duke arritur deri në 2 vite.

Në një njoftim zyrtar në rrjetet sociale, Prokuroria e Posaçme thekson se për trajtimin e këtyre procedimeve angazhohen një prokuror i posaçëm dhe dy hetues, me qëllim garantimin e një hetimi më të specializuar dhe më të thelluar të rasteve.