Të ftuar në episodin e parë të sezonit 3 të Podcast-it “FLASIM” për të biseduar me kryeministrin Edi Rama ishin një çift shqiptaro-libanez, të cilët ndanë eksperiencën e tyre dhe zgjedhjen për të jetuar në Shqipëri.

Të njohur në Gana të Afrikës 13 vite më parë, Elias Mazloum dhe Armida Alikaj rrëfejnë historinë e tyre dhe me arsyet që i shtynë për të marrë vendimin për të jetuar në veri të Shqipërisë.

“‘Çifti i lumtur’”, ku do të njiheni me një martesë të lidhur “mbrapa diellit”, e me rrezatimin e ngrohtë të saj në zonat veriore të Shqipërisë”, u shpreh Rama gjatë prezantimit.

Ajo që i bashkoi në Afrikë, Armidën e lindur në Kukës dhe rritur në Vlorë dhe Ilias nga Libani ishte profesioni i tyre si ekspertë në fushën e ekonomisë.

Ndërkohë që në Mozambik, ia dolën të zbulojnë edhe një skemë korrupsioni të një kompani zvicerane për të cilën punonin te ambasada zvicerane. “Pas këtij zbulimi, Ministria e Jashtme zvicerane ka bërë kontratë me ne”, shprehen ata.

Ata shprehen se zgjodhëm për të jetuar në Shqipëri për familjen, ndërkohë që kanë pasur edhe letrat për në Kanada dhe Zelandë të Re.

Tashmë ata kanë ngritur një sipërmarrje për të ndihmuar gratë artizane në vend.

“Kemi pasur në fokus gjithmonë gratë dhe rininë në zonat rurale”, shprehen ata, ndërsa shprehen se përveç prodhimeve artizanale ata ofrojnë edhe produktet bio që mund të prodhojë Shqipëria. /atsh/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re