Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se po i jep çmimin më të lartë vjetor ish-kancelares gjermane Angela Merkel për përpjekjet e saj për të bërë që Gjermania të pranojë më shumë se një milion refugjatë, kryesisht nga Siria, pavarësisht kritikave.

Një zëdhënës i UNHCR tha se Merkel është një fituese e çmimit Nansen.

“Nën udhëheqjen e kancelares së atëhershme Merkel, Gjermania pranoi më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues në 2015 dhe 2016, që ishte dhe kulmi i konfliktit në Siri, me dhunë vdekjeprurëse dhe në pjesë të tjera të botës. Merkel ndihmoi për të theksuar situatën e përgjithshme të refugjatëve”, u tha një zëdhënës gazetarëve në Gjenevë, selia e UNHCR-së.

Vendimi i Angela Merkel për të lejuar hyrjen e një numri kaq të madh emigrantësh çoi në forcimin e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe ndezi protesta nga një pakicë e zëshme. Ajo është kritikuar gjithashtu nga disa qeveri si tepër miqësore ndaj refugjatëve dhe azilkërkuesve, të cilëve disa vende të BE-së u kanë mbyllur kufijtë.

Çmimi gjithashtu ka një komponent parash prej 150,000 dollarësh. Merkel pritet të udhëtojë në Gjenevë të hënën për të marrë çmimin, tha zëdhënësi.

Çmimi Nansen për Refugjatët njeh individë, grupe ose organizata që “kalojnë përtej thirrjes së detyrës” për të mbrojtur refugjatët, njerëzit e zhvendosur dhe njerëzit pa shtetësi.

Deri më tani, 60 individë apo organizata kanë marrë çmimin që nga themelimi i tij në vitin 1954 për nder të Fritjof Nansen, një shkencëtar, studiues dhe diplomat norvegjez i cili ishte Komisioneri i parë për Refugjatët në Lidhjen e Kombeve, paraardhës të Kombeve të Bashkuara.

Fituesi i vitit të kaluar ishte Shoqata Jill Albena për Zhvillimin Humanitar në Jemen, për mbështetjen e saj për jemenasit e zhvendosur. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re