Shumë punëtorë të huaj dhe shoferë kamionësh që u zhdukën dhe besohet se kanë vdekur në shpërthimin shkatërrues në Bejrut, janë në vështirësi që të identifikohen, tha guvernatori i qytetit.

“Ka shumë njerëz të zhdukur që ne nuk mund t’i identifikojmë. Midis tyre ka shoferë kamioni dhe punëtoë të huaj,” tha guvernatori i Bejrutit Marwan Abboud për televizionin Al Jadeed. Askush nuk i identifikon dot, është punë e vështirë që kërkon kohë, përfundoi Abboud.

Qeveria siriane raportoi se midis 158 personave të konfirmuar se kishin vdekur në shpërthimin në depot e portit të Bejrutit, 45 janë shtetas të saj. Sirianët janë punëtorët e huaj më të pranishëm në Liban të punësuar në ndërtim, bujqësi dhe transport.

Demonstratat antiqeveritare

Të dielën, policia libaneze u përpoq përsëri të shpërndajë protestuesit jo larg ndërtesës së parlamentit të Bejrutit, duke përdorur dhe gaz lotsjellës, në ditën e dytë të demonstratave antiqeveritare të nxitura dhe më nga shpërthimi shkatërrues i së martës.

Një zjarr shpërtheu në hyrje të Sheshit të Parlamentit ndërsa protestuesit u përpoqën të shpërthejnë në zonën e rrethuar. Protestuesit gjithashtu depërtuan në zyrat e Ministrisë së Strehimit dhe Transportit.

Fuqitë botërore ranë dakord në një konferencë donatorësh të sielën se ata do t’i ofrojnë ndihmë “të shkëlqyeshme” Bejrutit për shërimin nga shpërthimi që shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit, duke thënë se nuk do ta linin të braktisu popullin libanez.

Në të njëjtën kohë, vendet e huaja kanë bërë thirrje për transparencë në përdorimin e ndihmës, duke pasur parasysh që opozita e konsideron qeverinë si shumë të korruptuar. /teshesh.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re