Erion Veliaj mblodhi në një darkë festive krerët e besimit të krishterë dhe i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë bashkisë ndër vite.

“Unë besoj se Perëndia na sprovon në secilën prej këtyre përvojave. Na sprovon në luftë, në sprovon në pandemi, na sprovon në tërmet, na sprovon se ku i kemi limitet, sa të gatshëm jemi të sillemi si vëllazëri dhe jo si klientë. Për këtë ju jam pafundësisht mirënjohës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se të punuarit bashkë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit mund të çojë vendin përpara.

“Ne mund t’i kemi të gjitha asetet e botës, – ky qytet po pasurohet përditë, po zhvillohet përditë, po lartësohet përditë – por nuk do vlenin asgjë nëse nuk do kemi trarë, ura dhe fibrat shpirtërore që na lidhin me njeri-tjetrin. Ju falenderoj që keni qenë vëllezërit e mi, ju falenderoj që keni qenë motrat e mia, dhe jo thjeshtë kolegët, dhe lus Perëndinë që vërtet ky të jetë një vit i bekuar për vendin tonë”, tha kryebashkiaku.

Ndërsa Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos falenderoi veliajn  për nismat që ka marrë për ta bërë tiraen më të bashkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re