Kur Koreja e Veriut tha më 27 gusht se qytetarët e saj mund të ktheheshin në shtëpi për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, ata që ndodheshin nëpër qendrat e azilit në Kinë, që ngjarjnë si burgje në fakt, e kuptuan tashmë që edhe fati i tyre ishte vendosur.

Një burg kinez është një vend i pakëndshëm, pa dyshim. Por ky mendim ndryshon në krahasim me shtetin gulag në të cilin ata do të ktheheshin me forcë.

Në natën e 9 tetorit, rreth 600 prej tyre thuhet se u futën në autobusë dhe furgonë burgu dhe u çuan në kufi duke u dorëzuar në kthetrat e shtetit të Koresë së Veriut.

Qeveria e Koresë së Jugut tha se raportet ishin të besueshme, megjithëse nuk mund të konfirmonte numrin e njerëzve të përfshirë, sipas TheEconomist.

Duke përdorur një kombinim videosh, provash dhe informacione të mbledhura nga “burime të besueshme”, Grupi i Punës për Drejtësinë Tranzicionale (tjwg) thotë se ka zbuluar pesë pika në kufi ku autoritetet kineze i dorëzonin të arrestuarit në veri.

Nga këto vëzhgime kuptuan se rreth 300 koreanoveriorë u kthyen nga Kina në atë natë në vedkalimin midis Tumenit dhe Onsong.

Të burgosurit, shpesh të ndaluar vetëm për shkak të qëndrimit në Kinë, ka të ngjarë të vuajnë shumë në duart e rrëmbyesve të tyre të rinj.

TJWG thotë se ndalesa e parë do të jetë një strukturë kufitare e drejtuar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit (MSS), policia sekrete e Koresë së Veriut.

Pas kontrollit të zhveshur, ata do të merren në pyetje, ndonjëherë për ditë ose muaj, për të treguar se çfarë po bënin në Kinë.

Mungesa e gjumit, torturat dhe rrahjet me shkop janë të zakonshme. Qelitë janë të mbipopulluara dhe të mbushura me pleshta.

Si përfundim ata dërgohen në një burg në rajonin e tyre të origjinës, ndonjëherë përmes një qendre rajonale mbajtëse, për tortura të mëtejshme, hetime dhe dënime të mundshme.

Disa me fat mund të gëzojnë “mëshirën e liderit suprem” dhe të lirohen. Shumica do të shërbejnë në një kamp pune, apo edhe do të ekzekutohen.

TJWG mendon se të paktën 1,100 koreano-veriorë mund të jenë ende në paraburgimet kineze.

Megjithatë, as qeveria e Koresë së Veriut dhe as qeveria kineze nuk pranojnë se ky deportim ka ndodhur – ose se do të kishte pasur ndonjë gjë të gabuar nëse do të kishte ndodhur.

Kina ka këmbëngulur prej kohësh që koreano-veriorët që hyjnë fshehurazi në territorin e saj janë emigrantë ekonomikë dhe jo refugjatë. Kështu që është më se lehtë për kinezët që t’i dërgojnë në “gulag”. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re